strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - ORGANET DREJTUESE TË ALB-INVEST-IT

  • Neni 6
  • Organet drejtuese të Alb-Invest-it janë:
    a) Këshilli Drejtues;
    b) Drejtori Ekzekutiv.
    2. Këshilli Drejtues ka për detyrë të përcaktojë strategjinë, fushat dhe programin e veprimtarive të Alb-Invest-it, të shqyrtojë dhe të miratojë aktet më të rëndësishme për administrimin, organizimin, çështjet financiare dhe buxhetin e tij, mbikëqyrjen dhe kontrollin në vazhdimësi të realizimit të tyre, si dhe të vendosë për çështje të tjera, të parashikuara në ligj ose në statut.
    3. Përbërja e Këshillit Drejtues të Alb-Invest-it, mënyra dhe masa e shpërblimit të anëtarëve të tij caktohen nga Këshilli i Ministrave.

  • Neni 7
  • 1. Drejtimi i veprimtarisë së përditshme dhe përfaqësimi i Alb-Invest-it në marrëdhënie me të tretët, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të statutit të tij, bëhen nga Drejtori Ekzekutiv.
    2. Drejtori Ekzekutiv emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.