Neni 7

1. Drejtimi i veprimtarisë së përditshme dhe përfaqësimi i Alb-Invest-it në marrëdhënie me të tretët, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të statutit të tij, bëhen nga Drejtori Ekzekutiv.
2. Drejtori Ekzekutiv emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.