strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - FINANCAT E ALB-INVEST-IT

  • Neni 8
  • Burimet e financimit të Alb-Invest-it janë:
    a) Buxheti i Shtetit, në përputhje me situatën financiare;
    b) donatorë të ndryshëm;
    c) të ardhurat nga shërbimet dhe projektet e realizuara nga vetë ai.
    2. Llogaritë e Alb-Invest-it kontrollohen nga ekspertë kontabël të autorizuar.

  • Neni 9
  • Në ligjin nr.8957, datë 17.10.2002 “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, fjalët “Agjencia e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme” zëvendësohen me fjalët “Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve”.

  • Neni 10
  • Ligji nr.8877, datë 4.4.2002 “Për krijimin e Agjencisë së Nxitjes së Investimeve të Huaja”, ligji nr.9023, datë 6.3.2003 “Për krijimin e Agjencisë së Nxitjes së Eksporteve”, si dhe nenet 12 e 13 të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002 “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, shfuqizohen.

  • Neni 11
  • Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore në zbatim të këtij ligji dhe për rregullimin e marrëdhënieve të parashikuara në nenet 1, 6 e 8 të këtij ligji.

  • Neni 12
  • Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Ligj nr.9497, datë 20.3.2006 shpallur me dekretin nr.4825, datë 28.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.26, faqe869.