Neni 1 - Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm për nxitjen dhe lehtësimin e zbatimit të projekteve koncesionare, të financuara nga sektori privat, duke rritur transparencën, barazinë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës dhe të shërbimeve publike.
Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të parimeve të përgjithshme në lidhjen e kontratave nga autoritetet publike, nëpërmjet përcaktimit të procedurave të veçanta për dhënien e projekteve koncesionare.