Neni 12 - Dokumentet e fazës parakualifikuese

Në dokumentet e parakualifikimit përfshihen të paktën:
a) kriteret parakualifikuese, në përputhje me nenin 13 të këtij ligji;
b) pjesëmarrja e bashkimit të përkohshëm të shoqërive, në përputhje me nenin 14 të këtij ligji;
c) çdo kërkesë për domosdoshmërinë për të krijuar një person juridik nga ofertuesi i shpallur fitues, sipas ligjeve në fuqi.