strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU IV - KONTRATA KONCESIONARE

  • Neni 27 - Përmbajtja
  • (Shtuar fjali në shkronjën “b” , shtuar shkronja “p” me ligjin nr.9995, datë 22.9.2008, neni 4)

    Kontratat e koncesionit parashikojnë ato çështje që vlerësohen të përshtatshme nga palët, të tilla si:
    a) natyra dhe objekti i punëve që duhet të kryhen dhe shërbimet që duhet të jepen nga koncesionari;
    b) kohëzgjatja e kontratës së koncesionit që përshtatet me specifikën e koncesionit përkatës, por që nuk i kalon 35 vjet dhe kushtet, nëse ka, për zgjatjen e saj. Në rast se afati është mbi 35 vjet, kontrata hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi;
    c) ndihma që mund t’i japë autoriteti kontraktues dhe njësia e trajtimit të koncesioneve koncesionarit për marrjen e licencave dhe të lejeve të nevojshme për koncesionin;
    ç) çdo kërkesë për themelimin dhe kapitalin themeltar të një personi juridik, që duhet të krijohet nga ofertuesi i shpallur fitues, në bazë të ligjeve në fuqi, si dhe ndalimin për transferimin e aksioneve apo të pjesëve të kapitalit të kësaj shoqërie, pa pëlqimin paraprak të autoritetit kontraktues;
    d) pronësia e aseteve të projektit të koncesionit dhe detyrimet e palëve, sipas rastit, për vënien në dispozicion të vendit të projektit të koncesionit dhe çdo lehtësi tjetër të mundshme;
    dh) shpërblimi i koncesionarit, pavarësisht nëse përbëhet nga tarifa apo pagesa për përdorimin e mjetit të infrastrukturës ose realizimit të shërbimeve, metodat dhe formulat për caktimin ose rregullimin e këtyre tarifave apo pagesave, si dhe, nëse zbatohen, pagesat që mund të bëhen nga autoriteti kontraktues ose një autoritet tjetër publik, si dhe nëse ka detyrimin për pagesa që koncesionari duhet t’i bëjë autoritetit kontraktues;
    e) procedurat për rishikimin dhe miratimin e projekteve inxhinierike, të planeve të ndërtimit dhe specifikimeve nga autoriteti kontraktues, si dhe procedurat për testimin dhe kontrollin përfundimtar, miratimin dhe pranimin e mjetit të infrastrukturës, rregullat dhe standardet, në bazë të të cilave janë projektuar projektet koncesionare, që duhet të jenë në përputhje me praktikat më të mira, me synim zhvillimin e tregut nëpërmjet ndarjes së riskut;
    ë) shtrirja e detyrimeve të koncesionarit, sipas rastit, për të siguruar ndryshimin e shërbimit, për të përmbushur kërkesat e kohës, vazhdimësinë e tij dhe dhënien, në kushte kryesisht të njëjta për të gjithë përdoruesit, mekanizmat për të trajtuar kostot e mundshme për to;
    f) e drejta e autoritetit kontraktues ose e një autoriteti tjetër publik për të monitoruar punët që duhet të kryhen dhe shërbimet që duhet të jepen nga koncesionari, kushtet dhe masën, në të cilën autoriteti kontraktues mund të urdhërojë ndryshime për punët dhe kushtet e shërbimit. E drejta e autoritetit kontraktues për të marrë masa të tjera të arsyeshme, për të siguruar që mjeti infrastrukturor të operohet si duhet dhe shërbimet të jepen në përputhje me kërkesat e zbatueshme ligjore dhe kontraktuale, si dhe e drejta për të monitoruar mekanizmat dhe trajtimin e shpenzimeve të mundshme për to;
    g) detyrimet e koncesionarit për t’i dhënë autoritetit kontraktues apo një autoriteti tjetër publik, sipas rastit, raporte dhe informacion tjetër për veprimtarinë;
    gj) çdo kufizim ose kusht të zbatueshëm për transferimin e të drejtave dhe të detyrimeve të koncesionarit, sipas kontratës së koncesionit;
    h) çdo kufizim ose kusht për transferimin e një interesi kontrollues te koncesionari;
    i) përkufizimi dhe pasoja e forcës madhore, ndryshimi në ligj dhe ndryshime të tjera në rrethana (duke përfshirë çdo të drejtë të palëve për të kërkuar kompensimin ose rishikimin e kontratës së koncesionit);
    j) detyrimet e mundshme, nëse ka, të autoriteteve publike përkatëse ose të autoritetit kontraktues;
    k) rrethanat, në të cilat autoriteti kontraktues ka të drejtën të marrë përsipër, përkohësisht, administrimin e mjetit të infrastrukturës, për sigurimin e një shërbimi të efektshëm dhe të pandërprerë dhe, në rastin e dështimit nga koncesionari, të përmbushë detyrimet e tij kontraktuale dhe të dështimit të tij, për të rregulluar shkeljen e kontratës;
    l) çdo të drejtë të autoritetit kontraktues për të rishikuar dhe miratuar kontratat kryesore, që duhet të lidhen nga koncesionari, veçanërisht me aksionerët e koncesionarit ose persona të tjerë juridikë, ku koncesionari është pjesëmarrës apo anasjelltas;
    ll) garancitë për t’u përmbushur dhe politikat e sigurimeve që duhet të ndiqen nga koncesionari për zbatimin e koncesionit;
    m) procedurat e rregullimit të shkeljes së kontratës, të bërë nga njëra prej palëve;
    n) kushtet dhe procedurat për ndryshimin dhe/ose përfundimin e kontratës; të drejtat dhe detyrimet e palëve, me kalimin e afatit apo përfundimin e kontratës (duke përfshirë mekanizmin e transferimit të sendeve pasurore, të teknologjisë, kompensimit, shërbimin e trajnimit dhe të mbështetjes që duhet të jepet nga koncesionari);
    nj) ligji i zbatueshëm dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin ndërmjet autoritetit kontraktues dhe koncesionarit;
    o) të drejtat dhe detyrimet e palëve për informacionin konfidencial;
    p) të drejtën e ndërhyrjes së financuesve.

  • Neni 28 - Zgjidhja e kontratës së koncesionit
  • 1. Autoriteti kontraktues, nëse nuk parashikohet ndryshe në kontratën e koncesionit, mund ta zgjidhë kontratën kur:
    a) ka arsye të mendojë se koncesionari nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet, për shkak të paaftësisë paguese, shkeljeve serioze apo të rasteve të tjera që pengojnë apo nuk bëjnë të mundur vazhdimin e kontratës së koncesionit;
    b) koncesionari dështon në sigurimin e financimit të projektit brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës së koncesionit.

    2. Secila palë, nëse nuk është parashikuar ndryshe në kontratën e koncesionit, ka të drejtë ta zgjidhë kontratën kur:
    a) përmbushja e detyrimeve bëhet e pamundur, për shkak të rrethanave që kanë qenë jashtë kontrollit të arsyeshëm të secilës palë;
    b) ka shkelje serioze nga pala tjetër e kur kjo palë nuk mund ta korrigjojë këtë shkelje brenda afatit kohor dhe sipas mënyrës së parashikuar në kontratën e koncesionit.

    3. Palët kanë, gjithashtu, të drejtë ta zgjidhin kontratën e koncesionit me pëlqim të dyanshëm.