Neni 28 - Zgjidhja e kontratës së koncesionit

1. Autoriteti kontraktues, nëse nuk parashikohet ndryshe në kontratën e koncesionit, mund ta zgjidhë kontratën kur:
a) ka arsye të mendojë se koncesionari nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet, për shkak të paaftësisë paguese, shkeljeve serioze apo të rasteve të tjera që pengojnë apo nuk bëjnë të mundur vazhdimin e kontratës së koncesionit;
b) koncesionari dështon në sigurimin e financimit të projektit brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës së koncesionit.

2. Secila palë, nëse nuk është parashikuar ndryshe në kontratën e koncesionit, ka të drejtë ta zgjidhë kontratën kur:
a) përmbushja e detyrimeve bëhet e pamundur, për shkak të rrethanave që kanë qenë jashtë kontrollit të arsyeshëm të secilës palë;
b) ka shkelje serioze nga pala tjetër e kur kjo palë nuk mund ta korrigjojë këtë shkelje brenda afatit kohor dhe sipas mënyrës së parashikuar në kontratën e koncesionit.

3. Palët kanë, gjithashtu, të drejtë ta zgjidhin kontratën e koncesionit me pëlqim të dyanshëm.