Neni 10 - Nëpunësit e sporteleve në bashki dhe komuna

1. Nëpunësit e sporteleve të shërbimit në bashki e komuna janë nëpunës të njësive vendore përkatëse.
2. Titullari i QKR-së përcakton kriteret e posaçme profesionale, që duhet të plotësojnë këta nëpunës dhe siguron trajnimin profesional të tyre, për kryerjen e funksionit të deleguar, sipas këtij ligji.
3. Bashkia e komuna përkatëse cakton nëpunësin e sportelit pas miratimit paraprak të titullarit të QKR-së. Miratimi paraprak jepet jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e propozimeve nga njësitë e pushtetit vendor.
4. Titullari i QKR-së kërkon zëvendësimin e nëpunësit, nëse ky i fundit nuk kryen detyrën sipas treguesve të cilësisë së QKR-së. Në këtë rast, bashkia e komuna përkatëse është e detyruar të zëvendësojë nëpunësin e sportelit menjëherë pas kërkesës së titullarit të QKR-së.