Neni 3 - Krijimi dhe statusi

1. Krijohet Qendra Kombëtare e Regjistrimit, që më poshtë do të quhet QKR.
2. QKR-ja është institucion publik qendror, me personalitet juridik, në varësi të ministrit që mbulon çështjet e tregtisë.
3. QKR-ja e ka selinë në Tiranë.
4. QKR-ja financohet nga Buxheti i Shtetit dhe nga të ardhurat e veta.
5. QKR-ja ka pavarësi të plotë në vendimmarrje për funksionet e veta, të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji.