Neni 5 - Organizimi

QKR-ja ushtron juridiksionin në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe është institucioni i vetëm që ofron shërbim ndaj publikut, në mënyrë të drejtpërdrejtë, në sportelet e saj, në qendër dhe në bashki e komunë.
Shërbimi i sportelit në bashki e komunë kryhet si funksion i deleguar, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.