Neni 5/1 - Sportelet në dhomat e tregtisë dhe industrisë

(Shtuar me ligjin nr.9916, datë 12.5.2008, neni 1)

1. QKR-ja ofron shërbimin ndaj publikut edhe nëpërmjet sporteleve në Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe në dhomat e tregtisë dhe industrisë në qarqe, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
2. Të gjitha shpenzimet për hapjen, funksionimin dhe mirëmbajtjen e sporteleve mbulohen nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe dhomat e tregtisë dhe industrisë në qarqe.