Neni 6 - Drejtimi i QKR-së

1. Veprimtaria e QKR-së drejtohet nga titullari.
2. Titullari është përgjegjës për administrimin teknik, organizativ, financiar e të burimeve njerëzore të QKR-së.
3. Titullari përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët.
4. Titullari i QKR-së ushtron udhëheqjen metodologjike dhe nxjerr urdhra e udhëzime të detyrueshme për nëpunësit e QKR-së, si dhe për nëpunësit e sporteleve të shërbimit në bashki e komunë, për ushtrimin e funksionit të deleguar.