Neni 9 - Nëpunësit dhe punonjësit

1. Për nëpunësit e QKR-së zbatohen procedurat e legjislacionit për nëpunësin civil, të cilat rregullojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin, rekrutimin, ngritjen në detyrë, vlerësimin e punëve, disiplinën dhe lirimin nga detyra. Titullari i QKR-së është eprori direkt, në përputhje me këto dispozita.
2. Marrëdhëniet e punës të punonjësve të QKR-së, që kryejnë detyra të karakterit mbështetës, u nënshtrohen legjislacionit të punës dhe legjislacionit tjetër, me zbatim të përgjithshëm në administratën publike.
3. Ankimi ndaj akteve të titullarit, të nxjerra në bazë të pikave 1 dhe 2 të këtij neni, bëhet drejtpërdrejt në gjykatë.