Neni 2 - Nxitja e investimeve

1. Çdo palë kontraktuese do të nxisë në territorin e saj investimet e investitorëve të palës tjetër kontraktuese dhe i pranon këto investime në përputhje me legjislacionin e saj.
2. Në veçanti, çdo palë kontraktuese do të autorizojë përfundimin dhe përmbushjen e kontratave të licencave, dhe të marrëveshjeve tregtare, administrative ose të asistencës teknike, përsa këto veprimtari janë në lidhje me këto investime.