VENDIM Nr.27, datë 19.1.2007 - PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 5 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

1. Miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha institucionet, qendrore dhe vendore, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe me hyrjen në fuqi të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”.

KRYEMINISTRI Sali Berisha

Botuar në Fletoren Zyrtare nr.10, faqe 145.