Neni 10 - Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet Palëve

1. Çdo mosmarrëveshje ndërmjet Palëve në lidhje me interpretimin ose zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, për sa është e mundur, do të zgjidhet nëpërmjet kanaleve diplomatike.

2. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk është e mundur të zgjidhet në këtë mënyrë brenda gjashtë (6) muajve prej fillimit të bisedimeve, ajo do t’i nënshtrohet me kërkesën e njërës prej dy Palëve, një gjykate arbitrazhi.

3. Gjykata e arbitrazhit do të krijohet në mënyrën e mëposhtme: çdo Palë do të emërojë një gjykatës dhe këta dy gjykatës do të zgjedhin një të tretë, i cili do të jetë kryetar. Në qoftë se brenda 30 ditëve nga kërkesa për arbitrim Pala tjetër nuk ka emëruar një gjykatës, ose brenda 60 ditëve nga emërimi i dy gjykatësve, gjykatësi i tretë nuk ka qenë emëruar, Pala tjetër mund të ftojë Presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të emërojë një gjykatës.

4. Gjykata do të nxjerrë vendimet e saj në bazë të respektimit të ligjeve të aplikuara në territoret e Palës, dispozitave që përmban kjo Marrëveshje, si dhe parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare.

5. Gjykata e arbitrazhit i përcakton vetë procedurat.

6. Gjykata e arbitrazhit do të marrë vendimet me shumicë votash. Vendimi i arbitrazhit duhet të cekë arsyet në bazë të të cilave është marrë vendimi dhe ky vendim do të jepet përfundimtar dhe detyrues për të dyja Palët.

7. Çdo Palë do të përballojë shpenzimet për gjykatësin e zgjedhur prej tij dhe ato të përfaqësimit në procedurat e arbitrazhit. Shpenzimet e tjera përfshirë dhe ato të presidentit do të përballohen në pjesë të barabarta nga të dyja Palët.