Neni 3 - Mbrojtja

1. Investimeve të bëra nga investitorët e njërës Palë në territorin e Palës tjetër, në çdo kohë, do t'u jepet një trajtim i drejtë dhe i barabartë dhe do të gëzojnë mbrojtjen dhe siguri të plotë ligjore.
Në asnjë rast një Palë nuk do t'u japë këtyre investimeve trajtimin më pak të favorshëm sesa ai i kërkuar nga e drejta ndërkombëtare, sipas përcaktimit në nenet 4 dhe 8 të kësaj Marrëveshjeje.

2. Asnjëra Palë nuk do të pengojë në asnjë mënyrë, nëpërmjet masash arbitrare ose diskriminuese, operimin, menaxhimin, mirëmbajtjen, përdorimin, gëzimin, shitjen dhe nëse është rasti edhe likuidimin e këtyre investimeve referuar në paragrafin 1 të këtij neni. Çdo Palë do të vëzhgojë çdo detyrë që ka të bëjë me investimet e investitorëve të Palës tjetër.