Neni 7 - Transferimet

1. Çdo Palë do t’u garantojë investitorëve të Palës tjetër, në përputhje me ligjet dhe rregullat e Palës pritëse, transferimin e lirë të të gjitha pagesave për detyrimet fiskale që kanë të bëjnë me investimet e tyre. Këto transferime do të përfshijnë në veçanti, por jo ekskluzivisht:
a) kapitalin fillestar dhe çdo shtesë në kapital për mirëmbajtjen apo rritjen e një investimi;
b) të ardhurat nga investimi;
c) fondet për shlyerjen e huave në lidhje me një investim;
d) kompensimet që jepen në bazë të nenit 5 dhe 6 dhe pagesat që kryhen për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje, sipas neneve 10 dhe 11 të kësaj Marrëveshjeje;
e) të ardhurat nga shitja ose likuidimi i plotë apo i pjesshëm i një investimi;
f) të adhurat dhe shpërblime të tjera të personelit të angazhuar nga jashtë në lidhje me një investim.

2. Transferimet sipas kësaj Marrëveshjeje do të kryhen pa vonesë dhe në një monedhë lirisht të transferueshme me kursin e këmbimit që mbizotëron në datën e transferimit.

3. Palët do t’u japin transferimeve referuar në këtë nen një trajtim jo më pak të favorshëm sesa ai që i është dhënë transferimit të pagesave që rrjedhin nga investimet e bëra nga investitorët e ndonjë pale të tretë.