VENDIM Nr.482, datë 16.7.2004 - PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË MOLDAVISË, PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INVESTIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23 të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998 "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Moldavisë, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Fatos Nano

MARRËVESHJE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË MOLDAVISË PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN RECIPROKE TË INVESTIMEVE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës të Moldavisë, këtu më poshtë të referuara si Palë Kontraktuese, duke dëshiruar të inkurajojnë dhe të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik për përfitimin reciprok ndërmjet të dy vendeve për një periudhë afatgjatë, duke pasur si objektiva të tyre krijimin e kushteve të favorshme për investimet e bëra nga investitorët e secilës Palë Kontraktuese në territorin e Palës tjetër Kontraktuese, ranë dakord si vijon:

  • Neni 1 - Përkufizime
  • Për qëllime të kësaj Marrëveshjeje:

    1. Termi "Investim" kupton çdo lloj pasurie dhe në veçanti, jo ekskluzivisht, përfshin:
    a) pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe çdo të drejtë tjetër siç janë hipotekat, qiratë ose pengjet;
    b) pjesëmarrjen me aksione, detyrimet e një shoqërie dhe çdo formë tjetër e pjesëmarrjes në shoqëri;
    c) detyrimet në para ose të çdo forme në bazë të një kontrate që ka vlerë ekonomike, duke përfshirë kreditë e dhëna për një investim;
    d) të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale, patentat, markat tregtare, proceset teknike, knoë-hoë, dëshira e mirë dhe të drejta të tjera të ngjashme, sipas ligjeve të Palës Kontraktuese;
    e) koncesionet e biznesit, bazuar në ligjin e publikuar të secilës Palë Kontraktuese, përfshirë koncesionet për studimin, kërkimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore, si dhe të drejta të tjera të dhëna me ligj;
    f) mallrat që sipas një marrëveshjeje qiraje janë vënë në dispozicion të një qiramarrësi në territorin e një Pale Kontraktuese, konform ligjeve dhe rregullave të saj.
    Çdo ndryshim i mundshëm në formën në të cilën janë bërë investimet apo riinvestimet nuk do të prekë karakterin e tyre si investime.

    2. Termi "Të ardhura" kupton shumën që rrjedh nga një investim dhe në veçanti, por jo ekskluzivisht, përfshin fitimet, interesin, rritjen e kapitalit, dividendët, shpërblimet dhe pagesat, pavarësisht nga forma në të cilën e ardhura është paguar.

    3. Termi "Investitor" kupton:
    a) Lidhur me Republikën e Shqipërisë:
    i) Personat fizikë që kanë statusin e shtetasve të Republikës së Shqipërisë në përputhje me ligjin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
    ii) Personat juridikë ose çdo njësi tjetër ligjore të inkorporuar, të krijuar apo me fjalë të tjera të organizuar në përputhje me ligjin e aplikuar në Republikën e Shqipërisë, siç janë sipërmarrësit individualë, që kanë vendqendrimin e tyre dhe realisht kryejnë aktivitetin e biznesit në territorin e Republikës së Shqipërisë.
    b) Lidhur me Republikën e Moldavisë:
    i) Personat fizikë që kanë statusin e shtetasve të Republikës së Moldavisë në përputhje me ligjin në fuqi në Republikën e Moldavisë.
    ii) Personat juridikë ose çdo njësi tjetër ligjore të inkorporuar, të krijuar apo me fjalë të tjera të organizuar në përputhje me ligjin e aplikuar në Republikën e Moldavisë, siç janë sipërmarrësit individualë, që kanë vendqëndrimin e tyre dhe realisht kryejnë aktivitetin e biznesit në territorin e Republikës së Moldavisë.

    4. Termi "Territor" kupton:
    a) lidhur me Republikën e Shqipërisë: territorin nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, përfshirë ujërat territoriale dhe zonën detare e shelfin kontinental, mbi të cilat Republika e Shqipërisë, në përputhje me ligjet dhe rregullat e saj kombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare, ushtron të drejtat e saj sovrane e ligjore;
    b) lidhur me Republikën e Moldavisë: sipërfaqen gjeografike të krijuar nga toka dhe nëntoka, ujërat dhe kolonën ajrore mbi tokë dhe ujërat territoriale, mbi të cilat Republika e Moldavisë ushtron të drejtat e sovranitetit dhe të juridiksionit, në përputhje me legjislacionin e saj dhe me ligjin ndërkombëtar.

  • Neni 2 - Nxitja dhe mbrojtja e investimeve
  • 1. Secila Palë Kontraktuese nxit në territorin e saj investimet e bëra nga investitorët e Palës tjetër Kontraktuese dhe i pranon këto investime në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e saj.

    2. Investimeve të bëra nga investitorët e njërës Palë Kontraktuese, në territorin e Palës tjetër Kontraktuese, në çdo kohë do t'u jepet një trajtim i drejtë dhe i barabartë dhe do të gëzojnë mbrojtje dhe siguri të plotë. Secila Palë Kontraktuese do të garantojë që menaxhimi, mirëmbajtja, përdorimi, gëzimi apo disponimi i investimeve të Palës tjetër Kontraktuese, në territorin e saj në asnjë rast nuk do të dëmtohen nga masa të padrejta apo diskriminuese.

    3. Të ardhurat prej investimeve dhe në rastet e riinvestimit, të ardhurat që rrjedhin prej tyre gëzojnë të njëjtën mbrojtje si edhe investimet fillestare.

    4. Secila Palë Kontraktuese do të vëzhgojë çdo obligim tjetër lidhur me investimet e Palës tjetër Kontraktuese.

  • Neni 3 - Trajtimi i investimeve
  • 1. Secila Palë Kontraktuese do t'u japë në territorin e saj investimeve të bëra nga investitorët e Palës tjetër Kontraktuese, një trajtim jo më pak të favorshëm sesa ai që ajo u ka dhënë investitorëve të vet apo investitorëve të një shteti të tretë, cilido është më i favorshëm.

    2. Secila Palë Kontraktuese do t'u japë investitorëve të Palës tjetër Kontraktuese, lidhur me aktivitetin e tyre në marrëdhënie me investimet në territorin e saj, trajtim jo më pak të favorshëm 110 sesa ato që ajo u ka dhënë investitorëve të vet apo investitorëve të një shteti të tretë, cilido është më i favorshëm.

    3. Dispozitat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni nuk do të konsiderohen si obligim i një Pale Kontraktuese që të shtrijë tek investitorët e Palës tjetër Kontraktuese përfitimet e çdo trajtimi, preference apo privilegji që rezulton prej:
    a) anëtarësimit sipas një marrëveshjeje ekzistuese apo që do të krijohet në të ardhmen në një bashkim doganor, bashkim ekonomik, integrim ekonomik rajonal ose një marrëveshje ndërkombëtare të ngjashme;
    b) çdo marrëveshje ndërkombëtare apo rregull që ka të bëjë tërësisht apo kryesisht me taksimin.

  • Neni 4 - Shpronësimi
  • 1. Investimet e investitorëve të secilës Palë Kontraktuese në territorin e Palës tjetër Kontraktuese, nuk do të shpronësohen ose nuk do të jenë subjekt i ndonjë mase tjetër që mund të ketë efekt të njëjtë me atë të shpronësimit (këtu më poshtë referuar si "shpronësim"), me përjashtim kur kërkohet për interes të sigurimit kombëtar, mbi baza jodiskriminuese dhe kundrejt një pagese të menjëhershme, të përshtatshme dhe kompensimi efektiv. Ky kompensim do të llogaritet me vlerën e tregut të investimit në momentin përpara se të merret masa apo ky shpronësim të bëhet publikisht i njohur, cilido është më i hershmi, ku do të përfshijë interesin e zakonshëm tregtar prej datës së shpronësimit deri në datën e pagesës dhe do të jetë lirisht i transferueshëm dhe lirisht i konvertueshëm.

    2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni do të jenë të zbatueshme, gjithashtu ku një Palë Kontraktuese shpronëson pasuritë e një shoqërie e cila është krijuar sipas ligjeve në fuqi në secilën pjesë të territorit të saj dhe në të cilën investitorët e Palës tjetër Kontraktuese zotërojnë aksione.

  • Neni 5 - Kompensimi për humbjet
  • 1. Investitorët e një Pale Kontraktuese, investimet e të cilëve pësojnë humbje në territorin e Palës tjetër Kontraktuese, për shkak të konfliktit të armatosur, revolucionit, gjendjes së emergjencës kombëtare, kryengritjeve, luftës civile apo ngjarjeve të ngjashme do t'u jepet nga Pala e fundit Kontraktuese në lidhje me kthimin, zhdëmtimin, kompensimin apo një zgjidhje tjetër të vlefshme, një trajtim jo më pak të favorshëm sesa kjo Palë Kontraktuese u jep investitorëve të vet ose të një shteti të tretë cilido qoftë me i favorshmi për investitorët e Palës tjetër Kontraktuese.

  • Neni 6 - Riatdhesimi i kompensimeve dhe i të ardhurave
  • 1. Secila Palë Kontraktuese, lidhur me investimet e investitorëve të Palës tjetër Kontraktuese, pas përmbushjes së detyrimeve fiskale të saj, nuk do të frenojë transferimin e investimeve dhe të ardhurave të saj. Transferimi do të jetë efektiv, pa vonesa, në një monedhë lirisht të konvertueshme në tregun e lirë të këmbimit në datën e transferimit.

    2. Këto transferime do të përfshijnë në veçanti, por jo ekskluzivisht:
    a) kapitalin dhe çdo shtesë në kapital për mirëmbajtjen apo rritjen e investimit;
    b) fitimet, interesin, aksionet dhe të ardhura të tjera në vazhdimësi;
    c) fondet për shlyerjen e huave lidhur me një investim;
    d) shpërblimet dhe pagesat;
    e) të ardhurat nga shitja apo likuidimi i investimit të plotë apo një pjesë të tij;
    f) kompensimin sipas neneve 4 dhe 5 të kësaj Marrëveshjeje.

  • Neni 7 - Zëvendësimi me të drejta të plota (Subrogimi)
  • 1. Në se investimet e bëra nga një investitor i njërës Palë Kontraktuese në territorin e Palës tjetër Kontraktuese janë siguruar kundrejt një risku jotregtar sipas një sistemi ligjor të garantuar, Pala e fundit Kontraktuese do të njohë çdo zëvendësim me të drejta të plota të siguruar brenda të drejtave të investitorit të lartpërmendur në përputhje me termat e garancisë, që do të bëhen të njohura nga Pala tjetër Kontraktuese, pa paragjykuar të drejtat e investitorit sipas nenit 6 të kësaj Marrëveshjeje.

    2. I siguruari nuk do të ketë të drejtë që të ushtrojë çdo të drejtë tjetër që mund të ketë pasur investitori për të ushtruar.

    3. Mosmarrëveshjet ndërmjet një Pale tjetër Kontraktuese dhe të siguruarit do të zgjidhen në përputhje me dispozitat e nenit 9 të kësaj Marrëveshjeje.

  • Neni 8 - Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet Palëve Kontraktuese
  • 1. Çdo mosmarrëveshje ndërmjet Palëve Kontraktuese, lidhur me interpretimin apo zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, përsa është e mundur, do të zgjidhet me bisedime nëpërmjet kanaleve diplomatike.

    2. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk është e mundur të zgjidhet brenda gjashtë muajve prej fillimit të bisedimeve, ajo do t'i nënshtrohet me kërkesën e njërës prej Palëve Kontraktuese një gjykate arbitrazhi.

    3. Gjykata e arbitrazhit do të krijohet ad-hoc, si më poshtë: çdo Palë Kontraktuese do të emërojë një gjykatës dhe këta dy gjykatës do të bien dakord të zgjedhin një shtetas të një shteti të tretë si kryetar. Gjykatësit do të zgjidhen brenda tre muajve dhe kryetari brenda pesë muajve, nga data ku secila Palë Kontraktuese i njofton Palës tjetër Kontraktuese dëshirën e saj që t'ia nënshtrojë mosmarrëveshjen një gjykate arbitrazhi.

    4. Në rast se brenda afateve të specifikuara në paragrafin 3 të këtij neni nuk janë bërë emërimet e nevojshme, secila Palë Kontraktuese mund, që në mungesë të ndonjë marrëveshjeje tjetër të ftojë Presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë të bëjë emërimet e nevojshme. Në rast se Presidenti i Gjykatës është shtetas i ndonjërës prej Palëve Kontraktuese ose i ndalohet që të kryejë funksionet e mësipërme, zëvendëspresidenti ose nëse ai, gjithashtu është shtetas i njërës prej Palëve Kontraktuese ose nëse ai ndalohet që të kryejë funksionet e mësipërme, anëtari më i vjetër i Gjykatës i cili nuk është shtetas i ndonjërës prej Palëve Kontraktuese do të ftohet që të bëjë emërimet e nevojshme.

    5. Gjykata e arbitrazhit do të vendosë në bazë të respektimit të ligjit, duke përfshirë në veçanti këtë Marrëveshje dhe marrëveshje të tjera pasuese ndërmjet Palëve Kontraktuese, si dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

    6. Gjykata i përcakton vetë procedurat, përveçse kur Palët kontraktuese vendosin ndryshe.

    7. Gjykata do t'i marrë vendimet me shumicë votash. Ky vendim do të jetë përfundimtar dhe detyrues për të dyja Palët Kontraktuese.

    8. Çdo Palë Kontraktuese do të përballojë vetë shpenzimet për gjykatësin e zgjedhur prej saj dhe për atë të përfaqësimit. Shpenzimet për kryetarin, si dhe shpenzime të tjera do të përballohen në pjesë të barabarta nga të dyja Palët Kontraktuese. Megjithatë, gjykata mund që me vendim të prerë të ngarkojë njërën Palë Kontraktuese që të përballojë një pjesë më të madhe të shpenzimeve dhe ky vendim do të jetë i detyrueshëm për të dyja Palët Kontraktuese.

  • Neni 9 - Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet investitori dhe një Pale Kontraktuese
  • 1. Mosmarrëveshjet ndërmjet një investitori të një Pale Kontraktuese dhe Palës tjetër Kontraktuese, në lidhje me një obligim të kësaj të fundit sipas kësaj Marrëveshjeje, për sa i përket 112 një investimi të mëparshëm, përsa të jetë e mundur, do të zgjidhen në mënyrë miqësore.

    2. Në rast se këto mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhen miqësisht brenda gjashtë muajve nga data që secila Palë Kontraktuese kërkon zgjidhje, investitori mund të zgjedhë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjykatën kompetente të Palës Kontraktuese në të cilën investimi ka qënë kryer ose arbitrazhi Ndërkombëtar.

    3. Kur mosmarrëveshja i ka kaluar për zgjidhje arbitrazhit ndërkombëtar, investitori mund t'ia kalojë për zgjidhje mosmarrëveshjen gjithashtu:
    a) Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve të krijuara nga Konveta për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve ndërmjet shteteve dhe shtetasve të shteteve të tjera, e hapur në nënshkrimin në Ëashington D.C. në 18 mars 1965, për arbitrimin ose pajtimin, apo:
    b) një gjykate të përkohshme të krijuar sipas rregullave të arbitrazhit të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Ligjin Tregtar Ndërkombëtar (U.N.C.I.T.R.A.L.).

    4. Gjykata e arbitrazhit do të zgjidhë mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Vendimet e arbitrazhit do të jenë përfundimtare dhe detyruese për të dyja palët në mosmarrëveshje. Secila Palë Kontraktuese merr përsipër që të zbatojë pa vonesë vendimet në përputhje me legjislacionin e vendit të saj.

    5. Gjatë proceseve të arbitrimit apo zbatimit të vendimit, Pala Kontraktuese në mosmarrëveshje nuk do të shfrytëzojë për kompesim objektin që investitori i Palës tjetër Kontraktuese ka marrë sipas një kontrate sigurimi në përputhje me të gjitha apo një pjesë të dëmit apo të humbjes.

  • Neni 10 - Zbatimi i rregullave të tjera Nëse dispozitat ligjore të secilës
  • Palë Kontraktuese apo obligimet sipas ligjit ndërkombëatr ekzistues aktual apo krijuar këtu më poshtë ndërmjet Palëve Kontraktuese, përveç kësaj Marrëveshjeje përmbajnë një rregull, të përgjithshëm apo specifik, që i jep të drejtën investimeve të investitorëve të Palës tjetër Kontraktuese e trajtimit më të favorshëm se sa ai që siguron kjo Marrëveshje, një rregull i tillë për t'u shtrirë aty ku është më i favorshëm do të mbizotërojë mbi këtë Marrëveshje.

  • Neni 11 - Konsultimet
  • Përfaqësuesit e Palës Kontraktuese do të mbajnë, kurdoherë që të jetë e nevojshme, konsultimet për çdo problem që do të dalë gjatë zbatimit të kësaj Marrëveshjeje. Këto konsultime do të mbahen me propozimin e njërës Palë Kontraktuese në vendimin dhe kohën që do të bien dakord nëpërmjet kanaleve diplomatike.

  • Neni 12 - Zbatimi
  • Kjo Marrëveshje do të zbatohet edhe për investimet e bëra më parë nga investitorët e secilës Palë Kontraktuese në territorin e Palës tjetër Kontraktuese në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi.

  • Neni 13 - Hyrja në fuqi, kohëzgjatja, përfundimi
  • Kjo Marrëveshje do të hyjë në fuqi pas ditës së tridhjetë pas datës në të cilën Palët Kontraktuese kanë njoftuar njëra-tjetrën lidhur me përmbushjen e kërkesave të procedurave të brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes.
    Kjo Marrëveshje do të jetë në fuqi për një periudhë dhjetëvjeçare. Megjithatë kjo Marrëveshje do të rinovohet në mënyrë të heshtur për një periudhë dhjetëvjeçare nëse nga asnjë Palë Kontraktuese nuk është dhënë njoftimi për përfundimin e vlefshmërisë së Marrëveshjes së paku një vit përpara datës së përfundimit të vlefshmërisë së saj. Secila palë rezervon të drejtën për të përfunduar Marrëveshjen nëse njofton të paktën një vit përpara datës së përfundimit të vlefshmërisë së periudhës së rinovimit.
    Kjo Marrëveshje mund të ndryshojë nëpërmjet një marrëveshje me shkrim ndërmjet Palëve Kontraktuese. Çdo ndryshim do të hyjë në fuqi sipas të njëjtës procedurë që kërkohet për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes ekzistuese.
    Për investimet e bëra përpara datës së përfundimit të kësaj Marrëveshjeje, nenet e mësipërme do të vazhdojnë të jenë në fuqi për një periudhë të mëtejshme dhjetëvjeçare prej kësaj date.

    Bërë në Chisinau më 11 qershor në dy origjinale në gjuhët shqip, moldave dhe anglisht, duke qenë të gjitha tekstet me fuqi të barabartë.
    Në rast mosmarrëveshjeje në interpretim do të merret për bazë teksti në gjuhën angleze.

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.52, faqe 3453.