Neni 4 - Shpronësimi

1. Investimet e investitorëve të secilës Palë Kontraktuese në territorin e Palës tjetër Kontraktuese, nuk do të shpronësohen ose nuk do të jenë subjekt i ndonjë mase tjetër që mund të ketë efekt të njëjtë me atë të shpronësimit (këtu më poshtë referuar si "shpronësim"), me përjashtim kur kërkohet për interes të sigurimit kombëtar, mbi baza jodiskriminuese dhe kundrejt një pagese të menjëhershme, të përshtatshme dhe kompensimi efektiv. Ky kompensim do të llogaritet me vlerën e tregut të investimit në momentin përpara se të merret masa apo ky shpronësim të bëhet publikisht i njohur, cilido është më i hershmi, ku do të përfshijë interesin e zakonshëm tregtar prej datës së shpronësimit deri në datën e pagesës dhe do të jetë lirisht i transferueshëm dhe lirisht i konvertueshëm.

2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni do të jenë të zbatueshme, gjithashtu ku një Palë Kontraktuese shpronëson pasuritë e një shoqërie e cila është krijuar sipas ligjeve në fuqi në secilën pjesë të territorit të saj dhe në të cilën investitorët e Palës tjetër Kontraktuese zotërojnë aksione.