Neni 9 - Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet investitori dhe një Pale Kontraktuese

1. Mosmarrëveshjet ndërmjet një investitori të një Pale Kontraktuese dhe Palës tjetër Kontraktuese, në lidhje me një obligim të kësaj të fundit sipas kësaj Marrëveshjeje, për sa i përket 112 një investimi të mëparshëm, përsa të jetë e mundur, do të zgjidhen në mënyrë miqësore.

2. Në rast se këto mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhen miqësisht brenda gjashtë muajve nga data që secila Palë Kontraktuese kërkon zgjidhje, investitori mund të zgjedhë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjykatën kompetente të Palës Kontraktuese në të cilën investimi ka qënë kryer ose arbitrazhi Ndërkombëtar.

3. Kur mosmarrëveshja i ka kaluar për zgjidhje arbitrazhit ndërkombëtar, investitori mund t'ia kalojë për zgjidhje mosmarrëveshjen gjithashtu:
a) Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve të krijuara nga Konveta për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve ndërmjet shteteve dhe shtetasve të shteteve të tjera, e hapur në nënshkrimin në Ëashington D.C. në 18 mars 1965, për arbitrimin ose pajtimin, apo:
b) një gjykate të përkohshme të krijuar sipas rregullave të arbitrazhit të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Ligjin Tregtar Ndërkombëtar (U.N.C.I.T.R.A.L.).

4. Gjykata e arbitrazhit do të zgjidhë mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Vendimet e arbitrazhit do të jenë përfundimtare dhe detyruese për të dyja palët në mosmarrëveshje. Secila Palë Kontraktuese merr përsipër që të zbatojë pa vonesë vendimet në përputhje me legjislacionin e vendit të saj.

5. Gjatë proceseve të arbitrimit apo zbatimit të vendimit, Pala Kontraktuese në mosmarrëveshje nuk do të shfrytëzojë për kompesim objektin që investitori i Palës tjetër Kontraktuese ka marrë sipas një kontrate sigurimi në përputhje me të gjitha apo një pjesë të dëmit apo të humbjes.