Neni 12 - Hyrja në fuqi, kohëzgjatja dhe përfundimi

1. Kjo Marrëveshje do të hyjë në fuqi në datën në të cilën Palët do të njoftojnë njëra- tjetrën se formalitetet kushtetuese të kërkuara për hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje ndërkombëtare janë përfunduar. Ajo do të jetë në fuqi për një periudhë dhjetë vjeçare, dhe do të rinovohet, në mënyrë të heshtur, për një periudhë dy vjeçare në vazhdim.

2. Secila Palë mund ta përfundojë këtë Marrëveshje me një njoftim me shkrim, gjashtë muaj përpara datës së përfundimit të saj.
Për investimet e bëra para datës së përfundimit të kësaj Marrëveshjeje, dispozitat e të gjitha neneve të kësaj Marrëveshjeje do të mbeten në fuqi për një periudhë të mëtejshme prej dhjetë vjetësh nga data e përfundimit të kësaj Marrëveshjeje.
Dëshmojmë se kjo Marrëveshje është nënshkruar me plotfuqishmëri respektive.

Bërë në Tiranë, më 25 tetor 2002 në dy origjinale në gjuhët shqip, ukrainase dhe anglisht duke qenë të gjitha tekstet me fuqi të barabartë.
Në rast mosmarrëveshjeje në interpretim, do të merret për bazë teksti në gjuhën angleze.

Botuar në Fletoren Zyrtare nr.3, faqe 75.