Neni 6 - Kompensimi për humbjet

Investitorët e një Pale, investimet apo të ardhurat e të cilëve pësojnë humbje në territorin e Palës tjetër për shkak të konfliktit të armatosur, revolucionit, gjendjes së emergjencës kombëtare, kryengritjeve, luftës civile ose ngjarjeve të ngjashme, do t’u jepet nga kjo Palë në lidhje me kthimin, zhdëmtimin, kompensimin ose ndonjë zgjidhje tjetër të vlefshme, një trajtim jo më pak i favorshëm sesa kjo Palë i jep investitorëve të vet ose të një shteti të tretë cilido qoftë më i favorshmi prej tyre për investitorin. Pagesat e rezultuara do të jenë lirisht të transferueshme.
Pavarësisht nga paragrafi 1, një investitori të një Pale, i cili, në secilën nga situatat e referuara në këtë paragraf, pëson humbje në territorin e Palës tjetër që rezultojnë nga:
a) konfiskimi i investimit ose i një pjese të tij nga forcat ose autoritetet e kësaj të fundit;
b) shkatërrimi i investimit ose i një pjese të tij nga forcat ose autoritetet e kësaj të fundit, që nuk ishte i nevojshëm për situatën, do t’i jepet nga Pala e fundit dëmshpërblimi ose kompensimi i cili në çdo rast do të jetë i menjëhershëm, i përshtatshëm dhe efektiv. Pagesat e rezultuara do të bëhen pa vonesë në monedhë lirisht të konvertueshme dhe lirisht të transferueshme.