Neni 10 - Zbatimi i rregullave të tjera

1. Kur një çështje është trajtuar në të njëjtën kohë nga kjo Marrëveshje dhe nga një marrëveshje tjetër ndërkombëtare në të cilat të dyja Palët Kontraktuese janë palë, ose nga parimet e përgjithshme të ligjit ndërkombëtar, atëherë kjo Marrëveshje nuk do të ndalojë secilën Palë Kontraktuese ose investitorët e saj, që të kenë avantazhin e shfrytëzimit të atyre rregullave të cilat janë më të favorshme për rastin e tyre.

2. Në qoftë se trajtimi që jepet nga një Palë Kontraktuese tek investitorët e Palës tjetër Kontraktuese në përputhje me ligjet dhe rregullat e saj ose me dispozitat apo kontratat specifike është më i favorshëm sesa ai që i jepet sipas kësaj Marrëveshjeje, atëherë do të zbatohet trajtimi më i favorshëm.

3. Secila Palë Kontraktuese do të shqyrtojë çdo detyrim tjetër që mund të jetë vendosur në lidhje me investimet e bëra në territorin e saj nga investitorët e Palës tjetër Kontraktuese.