Neni 7 - Zëvendësimi me të drejta të plota (subrogimi)

1. Nëse një Palë Kontraktuese ose agjencia e caktuar prej saj bën një pagesë tek investitorët e saj sipas një dëmshpërblimi të dhënë përsa i përket investimeve në territorin e Palës tjetër Kontraktuese, Pala e fundit Kontraktuese do të njohë:
a) kalimin sipas ligjit ose transaksionit ligjor të çdo të drejte ose pretendimi prej investitorëve tek ish-Pala Kontraktuese apo agjencia e përcaktuar prej saj;
b) që ish-Pala Kontraktuese ose agjencia e caktuar prej saj është e autorizuar në sajë të së drejtës të zëvendësimit me të drejta të plota, të ushtrojë të drejtat dhe t’u paraqesë kërkesat e këtyre investitorëve.

2. Të drejtat ose kërkesat e zëvendësuara me të drejta të plota nuk do të tejkalojnë të drejtat ose kërkesat e mëparshme të investitorit.