Neni 2 - Nxitja dhe pranimi

1. Çdo Palë do të nxisë dhe do të krijojë kushte të favorshme për investitorët e Palës tjetër, për të bërë investime në territorin e saj dhe do t’i pranojë këto investime në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e saj.

2. Kur një Palë ka pranuar një investim në territorin e saj, ajo do t’i japë, në përputhje me ligjet dhe rregullat e saj, lejet e nevojshme që janë të lidhura me këtë investim dhe kryerjen e marrëveshjeve të licencimit dhe kontratave për asistencë teknike, tregtare ose administrative.