Neni 6 - Kompensimi për humbjet

1. Investitorët e një Pale, investimet ose të ardhurat e të cilëve pësojnë humbje në territorin e Palës tjetër për shkak të konfliktit të armatosur, revolucionit, gjendjes së emergjencës kombëtare, revoltës, kryengritjeve, luftës civile ose ngjarjeve të ngjashme, do t’u jepet nga Pala e fundit në lidhje me kthimin, zhdëmtimin, kompensimin ose ndonjë zgjidhje tjetër të vlefshme, një trajtim jo më pak i favorshëm sesa kjo Palë i jep investitorëve të vet ose të një shteti të tretë cilido qoftë më i favorshmi prej tyre për investitorin. Pagesat e rezultuara do të jenë lirisht të transferueshme.

2. Pavarësisht nga paragrafi 1, një investitori të një Pale, i cili në secilën nga situatat e referuara në këtë paragraf, pëson humbje në territorin e Palës tjetër që rezultojnë nga:
a) konfiskimi i investimit ose i një pjese të tij nga forcat ose autoritetet e kësaj të fundit; ose
b) shkatërrimi i investimit ose i një pjese të tij nga forcat ose autoritetet e kësaj të fundit, që nuk është i nevojshëm për situatën, do t’i jepet nga Pala e fundit dëmshpërblimi ose kompensimi i cili në çdo rast do të jetë i menjëhershëm, i përshtatshëm dhe efektiv. Pagesat e rezultuara do të bëhen pa vonesë në monedhë lirisht të konvertueshme dhe lirisht të transferueshme.