Neni 7 - Transferimet

1. Çdo Palë do t’ju garantojë investitorëve të Palës tjetër, në përputhje me ligjet dhe rregullat e Palës së parë, transferimin e lirë të të gjitha pagesave dhe detyrimeve fiskale që kanë të bëjnë me investimet e tyre. Këto transferime do të përfshijnë në veçanti, por jo ekskluzivisht:

(a) kapitalin fillestar dhe çdo shtesë në kapital për mirëmbajtjen ose rritjen e një investimi;
(b) të ardhurat nga investimi;
(c) fondet për shlyerjen e huave në lidhje me një investim;
(d) kompensimet që jepen në bazë të neneve 5 dhe 6;
(e) të ardhurat nga shitja ose likujdimi total ose i një pjese të investimit;
(f) të ardhura dhe shpërblime të tjera të personelit të angazhuar nga jashtë në lidhje me një investim;
(g) pagesat që kryhen për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje, sipas neneve X dhe XI.

2. Transferimet sipas kësaj Marrëveshjeje do të kryhen pa vonesë dhe në një monedhë lirisht të transferueshme me kursin e këmbimit që mbizotëron në datën e transferimit.

3. Palët do t’iu japin transferimeve që referohen në këtë nen një trajtim jo më pak të favorshëm sesa ai që i është dhënë transferimit të pagesave, që rrjedhin nga investimet e bëra nga investitorët e ndonjë shteti të tretë.