strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

VENDIM Nr.514, datë 26.7.2006

PËR MIRATIMIN E STATUTIT TË AGJENCISË SHQIPTARE TË BIZNESIT DHE INVESTIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 1 të ligjit nr.9497, datë 20.3.2006 “Për krijimin e Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e statutit të Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve.
2. Vendimet nr.542, datë 3.10.2002 “Për miratimin e statutit të Agjencisë së Nxitjes së Investimeve të Huaja”, nr.74, datë 6.2.2003 “Për miratimin e statutit të Agjencisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”, dhe nr.392, datë 12.6.2003 “Për miratimin e statutit të Agjencisë së
Nxitjes së Eksporteve” të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Sali Berisha