Neni 1 - Vlera ligjore e statutit

Ky statut është dokumenti bazë, që rregullon veprimtarinë e kësaj Agjencie, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, krijimi i së cilës është parashikuar me ligjin nr.9407, datë 20.3.2006 “Për krijimin e Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve”.