Neni 4 - Stema dhe vula

Stema (logoja) e “Alb-Invest”-it miratohet nga ministri përgjegjës për ekonominë dhe duhet të figurojë në të gjitha dokumentet, materialet prezantuese dhe shkresat zyrtare të saj.
Përmbajtja e vulës është: Republika e Shqipërisë. Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve.