Neni 16 - Mandati i drejtorit

Drejtori emërohet nga ministri përgjegjës për ekonominë, për një mandat 4-vjeçar me të drejtë riemërimi.
Ai lirohet ose shkarkohet nga detyra, para mbarimit të mandatit, nga ministri përgjegjës për ekonominë:
- me kërkesë të tij;
- kur kryen vepra penale;
- kur shpërdoron kompetencat e parashikuara në statut;
- nuk kryen detyrat e përcaktura në statut dhe ato të ngarkuara nga këshilli drejtues.