strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU VI - MARRËDHËNIET E PUNËS

  • Neni 19 - Struktura dhe organika e Agjencisë
  • Struktura dhe organika përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për ekonominë. Niveli i pagave të punonjësve do të jetë sipas strukturës së miratuar nga Këshilli i Ministrave për përcaktimin e pagave në administratën qendrore shtetërore dhe institucionet në varësi të tyre.

  • Neni 20 - Rregullat e punësimit
  • Kriteret e marrjes në punë të personelit të Agjencisë, si dhe përshkrimi i vendeve të punës propozohen nga drejtori ekzekutiv dhe miratohen nga këshilli drejtues.

  • Neni 21 - Viti financiar
  • Viti financiar i Agjencisë fillon më 1 janar dhe mbaron më 31 dhjetor. Për çdo vit financiar hartohet bilanci ekonomiko-financiar, i cili vlerësohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
    Drejtori ekzekutiv, brenda datës 30 prill të çdo viti, i paraqet këshillit bilancin e vitit financiar paraardhës, për shqyrtim dhe miratim.

  • Neni 22 - Kontrolli
  • Këshilli, sipas ligjeve në fuqi, cakton ekspertë kontabël të autorizuar, për ushtrimin e kontrollit të veprimtarisë ekonomiko-financiare të Agjencisë.
    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.83, faqe 2825.