Neni 44

1. Çdo shtet mund të aderojë në Konventë mbasi ajo të ketë hyrë në fuqi, në përputhje me nenin 46 paragrafi 1.

2. Instrumenti i aderimit depozitohet pranë të njëjtit organ.

3. Ky aderim ka efekt vetëm për marrëdhëniet midis shtetit aderues dhe atyre Shteteve Kontraktues, të cilit nuk kanë kundërshtim për aderimin e tij brenda gjashtë muajve pasi kanë marrë njoftimin e përmendur në paragrafin (b) të nenit 48. Ky kundërshtim mund të bëhet nga shtetet edhe në kohën kur ata ratifikojnë, pranojnë ose miratojnë Konventën mbas një aderimi. Çdo kundërshtim i njoftohet organit ku depozitohet Konventa.