Neni 48

Organi ku depozitohet Konventa njofton shtetet anëtarë të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private, shtetet e tjera pjesëmarrëse në sesionin e shtatëmbëdhjetë dhe shtetet që kanë aderuar, në përputhje me nenin 44, përsa më poshtë:
a) nënshkrimet, ratifikimet, pranimet dhe miratimet e përmendura në nenin 43;
b) aderimet dhe kundërshtimet ndaj aderimeve, që përmenden në nenin 44;
c) datën kur Konventa hyn në fuqi, sipas nenit 46;
d) deklaratat dhe emërimet e përmendura në nenet 22, 23, 25 dhe 45;
e) marrëveshjet e përmendura në nenin 39;
f) denoncimet e përmendura në nenin 47.

Për vërtetim, të nënshkruarit, të autorizuar ligjërisht, nënshkruan këtë Konventë.

Bërë në Hagë, më 29 maj 1993, në gjuhët anglisht dhe frëngjisht, duke pasur të dy tekstet vlerë të barabartë, në një kopje të vemte, e cila depozitohet në arkivat e Qeverisë së Mbretërisë së Holandës dhe një kopje e vërtetuar e së cilës i dërgohet, nëpërmjet kanaleve diplomatike, secilit shtet anëtar të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private në datën e sesionit të saj të shtatëmbëdhjetë dhe çdo shteti tjetër që ka marrë pjesë në këtë sesion.