strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

LIGJ Nr.9359, datë 24.3.2005

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR MARRËDHËNIET ME FËMIJËT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

  • Neni 1
  • Ratifikohet “Konventa Europiane “Për marrëdhëniet me fëmijët””.

  • Neni 2
  • Në mbështetje të pikës 1 të nenit 11 të Konventës, Republika e Shqipërisë cakton Ministrinë e Drejtësisë si organ qendror për të kryer funksionet e parashikuara nga kjo Konventë.

  • Neni 3
  • Në përputhje me pikën 3 të nenit 18 të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se mund të kundërshtojë përdorimin e gjuhës angleze ose franceze, sipas parashikimeve të pikave 1 e 2 të këtij neni, në çdo kërkesë, korrespondencë ose dokument tjetër dërguar organeve qendrore.

  • Neni 4
  • Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    Shpallur me dekretin nr.4533, datë 13.4.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu.