Neni 6 - E drejta e fëmijës për t’u informuar, konsultuar dhe shprehur mendimet e tij ose të saj

1. Fëmija që në bazë të së drejtës ndërkombëtare konsiderohet me zhvillim të plotë mendor ka të drejtën, përveç kur një gjë e tillë do të ishte haptazi në dëm të interesave të larta të tij ose të saj:
-të marrë të gjithë informacionin përkatës;
-të konsultohet;
-të shprehë mendimet e tij ose të saj.

2. Këtyre mendimeve, dëshirave dhe ndjenjave të konstatueshme të fëmijës u kushtohet vëmendja e duhur.