Neni 7 - Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në lidhje me marrëdhëniet

Gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në lidhje me marrëdhëniet, organet gjyqësore marrin të gjitha masat:

a) për të siguruar që të dy prindërit të jenë informuar për rëndësinë e vendosjes dhe të mbajtjes së marrëdhënieve të rregullta me fëmijën e tyre, për fëmijën dhe për ata vetë;

b) për të nxitur prindërit dhe persona të tjerë që kanë lidhje familjare me fëmijën për të lidhur marrëveshje miqësore në lidhje me marrëdhëniet, sidomos duke përdorur ndërmjetësimin familjar ose ndonjë formë tjetër për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;

c) para marrjes së një vendimi, të sigurohen që disponojnë informacion të mjaftueshëm, sidomos nga ata që mbajnë përgjegjësinë familjare, me qëllim që të marrin një vendim në favor të interesave të larta të fëmijës, dhe, kur është e nevojshme, të marrin informacion shtesë nga organe ose personat e tjerë përkatës.