Neni 23 - Aderimi në Konventë

1. Pas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, pas konsultimeve me palët, mund të ftojë çdo shtet joanëtar të Këshillit të Europës, i cili nuk ka marrë pjesë në përpilimin e Konventës, të aderojë në këtë Konventë nëpërmjet një vendimi të marrë nga shumica e parashikuar në nenin 20d të statutit të Këshillit të Europës dhe me votën unanime të përfaqësuesve të shteteve kontraktuese që kanë të drejtën e një vendi në Komitetin e Ministrave.

2. Në lidhje me çdo shtet aderues, Konventa hyn në fuqi në ditën e parë të muajit pas kalimit të një afati tremujor pas datës së depozitimit të instrumentit të aderimit te Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.