Neni 27 - Njoftimet

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës njofton shtetet anëtare të Këshillit të Europës, çdo shtet nënshkrues, çdo shtet palë, Komunitetin Europian, çdo shtet të ftuar për të nënshkruar këtë Konventë sipas dispozitave të nenit 22 dhe çdo shtet të ftuar të aderojë në këtë Konventë në pajtim me dispozitat e nenit 23 për:

a) çdo nënshkrim;

b) depozitimin e çdo instrumenti të ratifikimit, pranimit, aprovimit ose aderimit;

c) çdo datë të hyrjes në fuqi të kësaj Konvente sipas neneve 22 dhe 23;

d) çdo ndryshim të miratuar sipas nenit 21 dhe datën në të cilën hyn në fuqi një ndryshim i tillë;

e) çdo deklaratë të bërë sipas dispozitave të nenit 18;

f) çdo denoncim të bërë sipas dispozitave të nenit 26;

g) çdo akt, njoftim ose komunikim tjetër, sidomos ata që janë parashikuar në nenet 10 dhe 11 të kësaj Konvente.

Si dëshmi të kësaj, të poshtëshënuarit, duke qenë të autorizuar rregullisht, kanë nënshkruar këtë Konventë.

Bërë në 15 maj 2003, në anglisht dhe frëngjisht të dyja tekstet njëlloj të vlefshme në një kopje të vetme e cila depozitohet në arkivat e Këshillit të Europës, Sekretari i Përgjithshm i Këshillit të Europës u transmeton kopje të vërtetuara të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Europës, shteteve joanëtare të cilat kanë marrë pjesë në hartimin e Konventës, Komunitetit Europian dhe çdo shteti që është ftuar të aderojë në këtë Konventë.