Neni 4

Kjo Konventë nuk është e zbatueshme për:

a) vendosjen ose kundërshtimin e marrëdhënies prind-fëmijë;

b) vendimet mbi adoptimin, masat përgatitore për adoptim ose anulimin, apo revokimin e adoptimit;

c) emrin dhe mbiemrin e fëmijës;

d) emancipimin;

e) detyrimet për mbajtjen;

f) trustet apo vazhdimin e trashëgimisë;

g) sigurimet shoqërore;

h) masat publike të karakterit të përgjithshëm në çështjet e arsimit ose ato shëndetësore;

i) masat e marra si rezultat i veprave penale të kryera nga fëmijët;

j) vendimet mbi të drejtat e strehimit politik dhe ato mbi emigracionin.