Neni 12

1. Në bazë të nenit 7, autoritetet e një Shteti Kontraktues, në territorin e të cilit ndodhet fëmija ose prona që i përket fëmijës, kanë juridiksion për të marrë masa të një karakteri të përkohshëm për mbrojtjen e fëmijës ose pronës së fëmijës, me efekt territorial të kufizuar në shtetin në fjalë, për sa kohë që këto masa nuk janë në mospërputhje me masat e marra tashmë nga autoritetet të cilat kanë juridiksion sipas neneve 5-10.

2. Masat e marra sipas paragrafit të mësipërm, në lidhje me një fëmijë që është banor i përhershëm në një Shtet Kontraktues, do të shfuqizohen nëse autoritetet të cilat kanë juridiksion sipas neneve 5-10 të kenë marrë një vendim në lidhje me masat mbrojtëse, të cilat mund të kërkohen sipas rrethanave.

3. Masat e marra sipas paragrafit 1, në lidhje me një fëmijë i cili është banor i përhershëm në një shtet jokontraktues, do të shfuqizohen në Shtetin Kontraktues ku janë marë masat, nëse masat e kërkuara nga rrethanat dhe të marra nga autoritetet e një shteti tjetër janë njohur në Shtetin Kontraktues në fjalë.