Neni 28

Masat e marra në një Shtet Kontraktues dhe të deklaruara të zbatueshme ose të regjistruara për qëllim zbatimi në një Shtet tjetër Kontraktues, do të zbatohen në këtë shtet, sikur të ishin marrë nga autoritetet e këtij shteti. Zbatimi zhvillohet në përputhje me ligjin e shtetit të kërkuar në masën e parashikuar nga ky ligj, duke marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës.