Neni 37

Një autoritet nuk do të kërkojë apo transmetojë ndonjë informacion sipas këtij kapitulli, nëse për këtë do t’i duhej, sipas gjykimit të saj, ta vinte fëmijën apo pasurinë e tij në rrezik apo të përbënte një kërcënim serioz të lirisë apo jetës së një anëtari të familjes së fëmijës.