Neni 16

Pas marrjes së njoftimit për një largim apo mbajtje të padrejtë të fëmijës në kuptimin e nenit 3, autoritetet gjyqësore ose administrative të Shtetit Kontraktues, nga i cili fëmija është larguar apo mbajtur, nuk do të vendosin mbi thelbin e të drejtave të kujdestarisë, derisa të vendoset se fëmija nuk do të kthehet sipas kësaj Konvente ose nëse nuk bëhet një aplikim sipas kësaj Konvente, brenda një kohe të arsyeshme pas marrjes së njoftimit.