Neni 9

Nëse autoriteti qendror, i cili merr aplikimin e parashikuar në nenin 8, ka arsye të besojë se fëmija është në një Shtet tjetër Kontraktues, do t’ia transmetojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa vonesë aplikimin autoritetit qendror të këtij Shteti Kontraktues dhe do të informojë autoritetin qendror kërkues ose aplikantin, në vartësi të çështjes.