Neni 40

Nëse një shtet ka dy ose më shumë njësi territoriale në të cilat zbatohen sisteme të ndryshme ligjore në lidhje me çështjet e trajtuara në këtë Konventë, ai mund të deklarojë në kohën e nënshkrimit, ratifikimit, miratimit ose aderimit se Konventa do të shtrihet në të gjitha njësitë territoriale ose vetëm në një ose më shumë prej tyre. Ky shtet mund ta modifikojë këtë deklaratë duke dorëzuar një deklaratë tjetër në çdo kohë.
Çdo deklaratë e tillë do t’i njoftohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, duke deklaruar shprehimisht njësitë territoriale në të cilat zbatohet kjo Konventë.