Neni 44

Kjo Konventë ka një kohëzgjatje 5-vjeçare nga dita e hyrjes në fuqi, në përputhje me paragrafin e parë të nenit 43, përfshi edhe shtetet që e kanë ratifikuar, pranuar, miratuar ose aderuar në të në një datë të mëvonshme.
Nëse nuk ka denoncime, Konventa rinovohet në mënyrë të heshtur çdo pesë vjet.
Çdo denoncim i njoftohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës të paktën 6 muaj përpara përfundimit të periudhës prej 5 vjetësh. Ai mund të kufizohet për disa ose për të tëra territoret në të cilat zbatohet Konventa.
Denoncimi ka efekt vetëm për shtetin që e paraqet. Konventa mbetet në fuqi për shtetet e tjera palë.