Neni 4 - Politikat financiare dhe sociale në trajtimin e shkaqeve të origjinës së trafikimit të fëmijëve

4.1 Palët Kontraktuese bien dakord të zbatojnë politika efektive ekonomike dhe sociale në lidhje me grupet më të ndjeshme, duke synuar eliminimin e varfërisë dhe krijimin e mundësive reale, të cilat do të parandalojnë shkaqet themelore të trafikimit të fëmijëve që në origjinën e tyre. Të tilla politika do të synojnë:
a) përmirësimin e aksesit të fëmijëve në mundësitë për arsimim dhe trajnim profesional,
b) rritjen e përqindjes së ndjekjes së shkollës dhe trajnimit profesional, veçanërisht për vajzat dhe fëmijët e huaj,
c) trajtimi i problemit të punës së pambrojtur, informale dhe jo të ligjshme të fëmijëve.

4.2 Palët Kontraktuese marrin përsipër të informojnë njëra-tjetrën për masat e veçanta që merren dhe zbatohen duke synuar grupet shoqërore të mësipërme.

4.3 Palët Kontraktuese do të ekzaminojnë rregullisht efektivitetin e aplikimit të këtyre masave dhe do të bien dakord për të proceduar për përmirësimin e tyre të mëtejshëm.