Neni 12 - Gjetja e një zgjidhjeje të përhershme

12.1 Palët Kontraktuese duhet të përdorin masën e riatdhesimit të sigurt të fëmijës në rast se kjo kërkohet. Autoritetet Përgjegjëse të të dy vendeve do të studiojnë në bashkëpunim të ngushtë, çdo rast të trafikimit të fëmijëve dhe do të vendosin për një zgjidhje të përhershme që do të garantojë interesat e fëmijës.

12.2 Autoriteti Përgjegjës, duke konsideruar riintegrimin në familje si prioritet dhe bazuar vetëm në interesin më të lartë të fëmijës, mund të vendosin si zgjidhje të përhershme riatdhesimin e sigurt, integrimin e fëmijës në vendin pritës ose transferimin e fëmijës në një vend të tretë.

12.3 Në marrjen e këtij vendimi Autoritetet Përgjegjëse do të konsultojnë fëmijën dhe do të marrin parasysh vullnetin e fëmijës në përputhje me moshën dhe pjekurinë e fëmijës.

12.4 Në vendimmarrjen e tyre, Autoritetet Përgjegjëse të Palëve Kontraktuese do të marrin në konsideratë të gjitha rrethanat e rastit dhe në veçanti rezultatet e vlerësimit të rrezikut, të kryer nën përgjegjësinë e përbashkët të Palëve Kontraktuese.